Osmani: 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 10:24
Osmani: 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtuar 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.


(Kosova Sot Online)