Mujanovic: Nëse Kosova nuk është e sigurt, nuk është as Bosnja, as Mali i Zi e as Evropa

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 10:36
Mujanovic: Nëse Kosova nuk është e sigurt, nuk është as Bosnja, as Mali i Zi e as Evropa

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka thënë se janë harruar provat e fushatës së ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës pasi Kurti publikoi pamje të kufirit të Kosovës me Serbinë dhe tha se trupat e ushtrisë serbe janë afër kufirit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se nëse Kosova nuk është e sigurt, nuk është as Bosnja, Mali i Zi e as Evropa.

“BeH i është dhënë staturi negociator i BE’së, ne kemi harruar shumë prova të jashtëzakonshme të fushatës së vazhdueshme të ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës. Nëse Kosova nuk është e sigurt, nuk është as Bosnja, as Mali i Zi e as Evropa. Vuçiq duhet konfrontuar”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)