Ministri Ejup Maqedonci takon zyrtarin turk, flasin për sigurinë, zhvillimin e FSK’së dhe “kërcënimet që vijnë nga jashtë”

  • S.A /
  • 26 March 2024 - 12:16
Ministri Ejup Maqedonci takon zyrtarin turk, flasin për sigurinë, zhvillimin e FSK’së dhe “kërcënimet që vijnë nga jashtë”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu, transmeton "Kosova Sot Online ".

Maqedonci ka thënë se kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend, zhvillimin e FSK’së dhe kërcënimet që vijnë nga jashtë.

“Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend, zhvillimin e FSK-së si dhe kërcënimeve që vijnë nga jashtë. Ndërsa e falënderova gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer që Republikës e Turqisë i ka ofruar Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shpreha vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të dyja vendeve.”

Maqedonci ka shkruar se “gjenerali Gulmezoglu vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike”.

“Të dy u dakorduam që ruajtja e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon përbën prioritet, dhe në këtë aspekt do të vazhdojmë koordinimin me KFOR, ku shërbejnë dhe trupat turke.”

(Kosova Sot Online )