Abdixhiku shtron iftar për myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 20:52
Abdixhiku shtron iftar për myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shtuar iftari për myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku iu ka uruar agjëruesve pranim të sakrificës.

“Në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte shtrova iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës. Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona. Agjëruesve ju uroj pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti. U shkoftë mbarë dhe pjesa e mbetur e Ramazanit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

(Kosova Sot Online)