Deliu-Kodra krah Hovenierit: Raporti me ShBA-të është bekim, e kemi obligim kombëtar ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 13:21
Deliu-Kodra krah Hovenierit: Raporti me ShBA-të është bekim, e kemi obligim kombëtar ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi, ku shfaqet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deliu- Kodra shkroi se raporti me ShBA-të është bekim, duke e falënderuar Hovenier për angazhimin në ruajtjen dhe fuqizimin e këtij raporti.

“Raporti me ShBA-të është bekim dhe vlerë të cilën ne e kemi obligim kombëtar ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë. Ambasadori Hovenier, faleminderit për angazhimin tuaj në ruajtjen dhe fuqizimin e këtij raporti”, shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)