31 vota pro në hapin e parë të Kosovës për anëtarësim në KiE

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 17:04
31 vota pro në hapin e parë të Kosovës për anëtarësim në KiE

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se është kryer hapi i parë në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Fitore”, ka shkruar ai.

Gashi bëri të ditur se 31 vota kanë qenë pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ai tha se janë edhe dy hapa dhe më pas kryhet përfundimisht.

(Kosova Sot Online)