Kjo është data tjetër e rëndësishme për Kosovën në Këshillin e Evropës

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 17:10
Kjo është data tjetër e rëndësishme për Kosovën në Këshillin e Evropës

Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke marrë rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka njoftuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, hapi tjetër do të jetë një debat plenar që pritet të mbahet deri më 18 prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për Opinionin statutor.


(Kosova Sot Online)