Policia e konfirmon arrestimin e të dyshuarve pas një aksioni

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 17:30
Policia e konfirmon arrestimin e të dyshuarve pas një aksioni

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, ku janë sekuestruar një sasi e narkotikëve dhe armë ilegale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aksioni është realizuar në disa lokacione, që rezultoi me arrestimin e personave që ishin cak dhe konfiskimin e një sasie të drogës.

“Mund të konfirmojmë se, bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kanë realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, me konfiskim të narkotikëve dhe gjësendeve tjera, për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit dhe kompletimit të rastit.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”

(Kosova Sot Online)