Ambasada e ShBA’së pyet qytetarët në Kosovë për traditën e festimit të Ramazanit

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 10:36
Ambasada e ShBA’së pyet qytetarët në Kosovë për traditën e festimit të Ramazanit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët në Kosovë që të ndajnë traditën e tyre për shënimin e Muajit të Ramazanit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka ndarë një artikull rreth traditës së shënimit të këtij muaji në ShBA.

“Për muslimanët këtu në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj, Ramazani është një periudhë e shenjtë lutjeje dhe reflektimi, duke festuar me familjen dhe komunitetin, si dhe duke kujtuar dhe duke shërbyer ata që kanë më pak me empati dhe çiltërsi. Si po e festoni #Ramazanin në Kosovë? Ndani traditën tuaj me ne!”, thuhet në postimin e Ambasadës.

(Kosova Sot Online )