Shqiptari i dehur në Francë shkakton panik në një kishë duke thirrur “Allahu Akbar”, policisë i thotë “bëra shaka”

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 11:42
Shqiptari i dehur në Francë shkakton panik në një kishë duke thirrur “Allahu Akbar”, policisë i thotë “bëra shaka”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, me protagonist një 33-vjeçar shqiptar, i cili është futur në një kishë gjatë kremtimit të një meshe dhe ka bërtitur “Allahu Akbar”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ngjarja ka ndodhur në Montpellier, ku shqiptari, i paarmatosur, është larguar menjëherë nga kisha, pa shkaktuar asnjë incident, përcjell albinfo.ch.

Më pas janë njoftuar edhe patrullat e policisë, të cilat e kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

Para oficerëve i riu, i cili ndodhej në Francë ilegalisht, ka treguar se në fakt kishte bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit. 

(Kosova Sot Online )