Janjiq: Vuçiqi ka edhe pak kohë ta vë para gjykatës “Grupin e Banjskës”

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 07:19
Janjiq: Vuçiqi ka edhe pak kohë ta vë para gjykatës “Grupin e Banjskës”

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, “po i skadon afati nga ndërkombëtaret” qe t’i vë para drejtësisë personat e përfshirë në sulmin paramilitar ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Janjiq u shpreh kështu në një Intervistë për media, ku komentoi mbi deklarimin e zyrtarit më të lartë amerikan për Evropën, James O’Brien, i cili më 22 mars në një tele-konferencë për media tha se “Serbia shkarkoi shefin e interligjencës për shkak të rastit në Banjskë”.

Me 3 nëntor 2023, Aleksandar Vulin tha se po jep dorëheqje nga posti i shefit të BIA-së ( Agjencia serbe e Sigurisë dhe Informacionit).

(Kosova Sot Online)