Podujevë: Nga pakujdesia dogji disa hektarë mal të një personi

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 09:09
Podujevë: Nga pakujdesia dogji disa hektarë mal të një personi

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka djegur disa hektarë mal të një personi tjetër, transmeton "Kosova Sot Online "

Pas intervistimit, ai është liruar.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Podujevë / 31.03.2024 – 15:40. Është arrestuar i dyshuar i mashkull kosovar, pasi që nga pa kujdesia e tij kishte djegur-kallur rreth disa hektar mal të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online )