Largohet tarifa e BQK-së për depozitimin e monedhave metalike

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 11:59
Largohet tarifa e BQK-së për depozitimin e monedhave metalike

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se kanë larguar tarifën për depozitimin e monedhave metalike. Sipas njoftimit të tyre, tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë më këtë tarifë, duke marrë parasysh edhe se kishte dëmtuar rëndë ata, transmeton "Kosova Sot Online".

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar dhe zhvilluar takime e aktivitete të vazhdueshme duke kërkuar që tarifa për valutat metalike për bizneset të cilëve i’u janë ndaluar 3.7%, 5%, 8% e shumë së dorëzuar gjatë depozitimit të monedhave metalike nga qarkullimi i tyre, të largohet sepse kjo tarifë ka dëmtuar rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike”, është thënë në njoftimin e BQK-së.

“Si shembull për ilustrim po sqarojmë se para ndryshimit të tarifës për depozitimin e monedhave metalike nga BQK, për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro. Bizneset që janë afektuar më së tepërmi nga kjo tarifë ishin furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla etj., që më së shumti kanë punë me monedha metalike, e të cilat operojnë me marzha shumë të ulëta të fitimit, andaj aplikimi i kësaj tarife ka shkaktuar një barrë të madhe për këto biznese”, kanë shkruar më tutje.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përshëndetë largimin e kësaj tarife nga Banka Qendrore e Kosovës, duke mbetur me shpresë se institucionet e vendit do të marrin parasysh imputet nga përfaqësuesitë e bizneseve dhe hapa konkret për lehtësimin dhe krijimin e një klime sa më të përshtatshme për të bërë biznes në vend”, u theksua në njoftim.

(Kosova Sot Online )