Osmani bisedon me O'Brien për hapat e Kosovës tutje

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 19:10
Osmani bisedon me O'Brien për hapat e Kosovës tutje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur  sot në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka shkruar ajo në platformën “X” me O’Brien kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani. 

(Kosova Sot Online)