Një tufë qensh futen në një lokal në Prishtinë, rrëzojnë karriget e krijojnë kaos

  • S.A /
  • 02 April 2024 - 12:36
Një tufë qensh futen në një lokal në Prishtinë, rrëzojnë karriget e krijojnë kaos

Një video e çuditshme është publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, faqe në Facebook ku qytetarët raportojnë për parregullsi apo probleme të ndryshme në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në këtë video që thuhet se është realizuar në Rrugën B, shihen disa qenë duke u futur në një lokal që ndodhet në këtë pjesë të Prishtinës.

“Kryetar Perparim Rama, mendoj qe situata është shqetësuese tash e një kohë dhe duhet të ndërmerren masa. Ku janë premtimet dhe strategjitë për strehimoret? Rruga B”, thuhet në përshkrimin e videos.

{https://www.facebook.com/reel/}

(Kosova Sot Online )