Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 08:18
Plaçkitet shtëpia e Bajram Kelmendit

Shtëpia e avokatit Bajram Kelmendi, i cili bashkë me dy djemtë e tij ishte vrarë nga forcar serbe, është plaçkitur mbrëmjen e sotme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kështu ka bërë të ditur mbesa e tij, Elena Kelmendi.

”Viti 2024 rreth një javë pas 25 vjetorit të vdekjes se familjarëve tanë, njerëzit që dhanë shumë më shumë se jetën për këtë vend, e shpija ku kanë jetu e vepëruar këta deshmorë u thy e u vjedh prej njerzëve të poshtër e të pashpirtë”, ka shkruar ajo.

 Avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, ishin marrë nga shtëpia e tyre dhe ishin ekzekutuar rrugës për Fushë-Kosovë.

(Kosova Sot Online )