Vritet futbollisti i njohur jug-afrikan

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 10:18
Vritet futbollisti i njohur jug-afrikan

Futbollisti jug-afrikan, Luke Fleurs është qëlluar për vdekje në një veturë të rrëmbyer në Johannesburg, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kaizer Chiefs, klubi i deridjeshëm i mbrojtësit, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale.

Ata e kujtuan 24 vjeçarin dhe e ngushëlluan familjen dhe miqtë e tij, shkruan “Mirror”.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se futbollisti i Kaizer Chiefs, Luke Fleurs tragjikisht e humbi jetën mbrëmë gjatë një incidenti rrëmbimi në Johannesburg. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe për miqtë në këtë periudhë të vështirë. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shkroi klubi jug-afrikan.

Ylli i Kaizer Chiefs, u qëllua për vdekje në një grabitje makinash në periferi të Johannesburgut, ndërsa mbrojtësi ishte duke pritur në një pikë karburanti.

(Kosova Sot Online )