Arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 14:27
Arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se është arrestuar një person i moshës 20 vjeçare, E.H, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 18 muaj për “Dhunim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas kompletimit të dokomuntacionit, 20 vjeçari është dërguar në vuajtje të dēnimit

“Policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarët për  bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.  Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”

(Kosova Sot Online)