Murati: Je pse duhet Byroja për konfiskimin e pasurisë

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 19:26
Murati: Je pse duhet Byroja për konfiskimin e pasurisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Postimin e saj në Facebook e shpërndau ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai këtë rast e ka lidhur me nevojën për Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.

Atë ligj opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por Murati thotë se kjo “flet mjaftueshëm për opozitën”.

“Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo flet mjaftueshëm për opozitën”, ka shkruar Murati.


(Kosova Sot Online)