Plagosja e nxënësve në Finlandë, njëra nga Kosova, policia atje: Ende janë në spital, po luftojnë për jetë

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 11:47
Plagosja e nxënësve në Finlandë, njëra nga Kosova, policia atje: Ende janë në spital, po luftojnë për jetë

Të dyja vajzat 12-vjeçare, njëra nga Kosova, që u plagosën rëndë nga të shtënat në Finlandë janë ende të shtruara në spital.

Një komisioner i policisë finlandez, Kimmo Hyvärinen, ka konfirmuar se ato dyja ende po luftojnë me jetën.

Policia ende nuk ka mundur t’i intervistojë më në detaje ato. Një nga vajzat u intervistua shkurtimisht nga policia ditën e të shtënave. Viktima e dytë nuk është dëgjuar fare, shkruan gazeta finlandeze “Helsingin Sanomat”.

“Ata mund të konsultohen nëse mjeku e lejon. Ata po luftojnë për jetën e tyre”. thotë Hyvärinen.

Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri.

I dyshuari, po ashtu 12 vjeçar, ka thënë se motivi i aktit ka qenë bullizmi në shkollë. Nëse bullizmi ka ndikuar në zgjedhjen e viktimave është nën hetim.

“Këtë do ta kuptojmë gjatë hetimeve paraprake. Vetë ai [i dyshuari] tha gjatë marrjes në pyetje për herë të parë tha se një nga motivet është bullizmi”, thotë Hyvärinen.

Ai nuk mban një qëndrim më specifik se me cilën shkollë lidhet bullizmi.

“Në këtë pikë nuk dihet se viktimat e kanë ngacmuar të dyshuarin”.

(Kosova Sot Online)