Shoferi gjobitet me 500 euro, i kishte kaluar regjistrimi i kamionit

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 14:29
Shoferi gjobitet me 500 euro, i kishte kaluar regjistrimi i kamionit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar me 500 euro një vozitës të mjetit transportues pasi i kishte kaluar regjistrimi më tepër se 30 ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur me 500 euro si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht.

Ligji i ri për trafikun ka hyrë në fuqi më 3 prill 2024, ndërkaq parasheh gjoba dhe masa të ashpra për shkelësit e rregullave.

“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin e transportit të mallrave të paregjistruar më tepër se 30 ditë. I njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur me 500 euro si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet nënjoftim.

(Kosova Sot Online)