Kamberi: Pata një takim produktiv me Lajçakun

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 15:44
 Kamberi: Pata një takim produktiv me Lajçakun

Deputeti shqiptar i Kuvendit në Serbi, Shaip Kamberi, ka japur detajet për takimin që pati më emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, “Kosova Sot Online”.

Ai tha se me Lajçakun kanë folur për diskriminim e shqiptarëve në Serbi, pasivizimin e adresave, si dhe për çështjen e mosnjohjes së diplomave të Kosovës.

“Pata një takim produktiv me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, ku diskutuam çështjet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që nga mosintegrimi, mosnjohja e diplomave të Kosovës deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi”.

Kamberi shkroi se rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Rruga drejt BE-së duhet të jetë e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor!”.

(Kosova Sot Online)