Prizren: Një person dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 09:05
Prizren: Një person dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Një person, nga ekipi i urgjencës në Prizren është dërguar në emergjencën e spitalit pa shenja jete, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se sipas familjarëve, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.

Në raport, policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Njoftimi i Policisë:

HETIM I VDEKJES

Rr. Petro Nini Luarasi, Prizren 05.04.2024 – 00:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga ekipi i urgjencës është dërguar në emergjencën e spitalit pa shenja jete. Sipas familjarëve i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën. Sipas mjekut kujdestar është vdekje natyrale. Rasti nën hetime.

(Kosova Sot Online)