Lagjia Kalabria mbetet pa ujë, KRU “Prishtina”: Palë të treta po dëmtojnë gypat duke punuar

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 14:26
Lagjia Kalabria mbetet pa ujë, KRU “Prishtina”: Palë të treta po dëmtojnë gypat duke punuar

Lagjia Kalabria në Prishtinë ka mbetur pa ujë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kjo ka ndodhur pasi që palë të treta duke punuar kanë dëmtuar gypat e ujësjellësit.

“Dukuri, pothuajse e përditshme! Palë të treta duke punuar po dëmtojnë gypat e ujësjellësit. Dëmtuan gypin fi 250 mm në rrugën ” Ali Vitia” në lagjen Kalabria në Prishtinë. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal. Ekipet teknike fantastike të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartëcekur”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)