Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 07:54
Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë

Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë, përcjell "Kosova ASot Online".

10:00- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për medie për të njoftuar lidhur me ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare, dhe Banesave në Kosovë. (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Saliu”)

10:00-14:00- Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës së Kushtetutës. (Gjykata Kushtetuese)

10:00- Mbahet seanca e kolegjit në rastin ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit. (Gjykata e Apelit)

11:00- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes; Projektligjin për mbrojtje nga zjarri; Projektligjin për letërnjoftimin etj. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00- Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup organizon homazh. Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, dhe kryetari i Hanit të Elezit. (Qendra Memoriale “Bllaca ‘99” Hani i Elezit)

11:00-Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, organizojnë konferencën “Shëndeti im, e drejta ime”. (Amfiteatri, IKShPK)

13:00- Për nder të Ditës së Kushtetutës, YIHR KS do të mbajë një aksion para Kuvendit të Kosovës. (Para ndërtesës së Kuvendit)

11:00- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temën “Tri Vite Qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e tretë?” (GLPS, rr. “Rexhep Luci”)

(Kosova Sot Online)