Sot mblidhen dy komisione parlamentare

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 08:06
Sot mblidhen dy komisione parlamentare

Sot do të mblidhen dy komisione parlamentare, ai për Media si dhe ai për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përderisa i pari mblidhet për të mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i dyti do ta shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, atë për mbrojtje nga zjarri, si dhe projektligjin për letërnjoftimin.

(Kosova Sot Online)