Popov: Në Serbi është patriot vetëm ai që është në funksion të pushtetit, pavarësisht se ka kryer krime ose sulme si Radoiçiqi

  • E.k /
  • 08 April 2024 - 08:15
Popov: Në Serbi është patriot vetëm ai që është në funksion të pushtetit, pavarësisht se ka kryer krime ose sulme si Radoiçiqi

Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm nga Novi Sadi dhe bashkëkryetar i nismës Igman ka thënë se në Serbi është patriot e serb i vërtetë vetëm ai që është në funksion të pushtetit, pavarësisht se ka kryer krime ose ka organizuar sulme.

Në një intervistë për Pobjedën, Popov thotë se armik i pushtetit të Aleksandar Vuciqit dhe njerëzve të tij, është veç ai që e kundërshton presidentin.

“Patriotë janë të gjithë ata që janë në funksion të pushtetit, që ishte edhe politika e viteve 90-ta. Për ta heronjtë dhe serbët e vërtetë janë ata që janë kthyer nga Haga. Zyrtarët i thonë opozitës në TV se janë llum dhe kriminelë – kështu nuk flitet në asnjë vend. Është nën çdo nivel, nga kreu i shtetit e poshtë. Ju duhet ta respektoni kundërshtarin tuaj politik edhe kur ai gabon. Është bërë praktikë që kushdo që guxon të thotë diçka kundër pushtetit është menjëherë armik i shtetit, antiserb”, ka thënë Popov.

Situata rreth Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës po intensifikohet dhe për publikun serb, sipas tij është e nevojshme të krijohet një problem më i madh dhe të synohen njerëzit që janë kritikë të regjimit.

Popov thotë se Vuçiq ngadalë po kthehet në një djalë të keq si Slobodan Millosheviq në vitet e fundit të sundimit të tij.

“Aleksandar Vuçiq thotë se është pajtuar, dhe se nuk është pajtuar me Marrëveshjen e Ohrit, në të cilën shkruhet se Serbia nuk do të ndërhyjë në pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kemi një situatë të ngjeshur rreth Bosnjë-Hercegovinës, Serbia është nën presion për shkak të mospërputhjes së politikës së saj të jashtme me atë evropiane. Evropa dalëngadalë po e humbet durimin, por ata po i kushtojnë kujdes sepse Vuçiç dhe Milorad Dodik mund të krijojnë një problem në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Reagimi i Popov vjen pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri thirrje që të vazhdojë persekutimi i Dinko Gruhonjiq.

Vuçiq, ka vazhduar përndjekjen ndaj profesorit dhe gazetarit Dinko Gruhonjiq me deklaratën e tij, duke përkrahur bllokadën e dhunshme të Fakultetit Filozofik në Novi Sad.

Kjo është java e dytë e linçimit që të djathtët dhe qeveria po bëjnë ndaj profesorit Dink Gruhonjiq, i cili ka thënë vazhdimisht se presidenti i Serbisë është përgjegjës nëse atij dhe familjes së tij i ndodh diçka.

Profesori Dinko Gruhonjiq ka qenë shënjestër e sulmeve prej ditësh, si nga individë që i dërgojnë mesazhe kërcënuese, ashtu edhe nga tabloidët e regjimit, për shkak të fjalëve që ata pretendojnë se ka thënë.

Së fundmi u publikua një artikull në të cilin kanë transmetuar në mënyrë të besueshme deklaratën e Dinkut dhe nga ku shihet se ajo që shkruajnë tabloidët nuk është e vërtetë dhe se videoja e shfaqur në rrjetet sociale është e montuar.

(Kosova Sot Online)