Momenti tmerri gjatë një seance gjyqësore në Brazil, djali qëllon me armë vrasësin e babait të tij

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 10:29
Momenti tmerri gjatë një seance gjyqësore në Brazil, djali qëllon me armë vrasësin e babait të tij

Një djalë që merrte pjesë në gjyqin e vrasësit të babait të tij qëlloi disa herë mbi të dyshuarin.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, teksa hap zjarr ndaj Franscico Cleidivaldo Mariano de Moura, 38 vjeç.

Ndërkohë mbetet e paqartë se si Terto kishte hyrë në sallën e gjyqit me një revole të kalibrit 38.

Sulmi ndodhi më 29 nëntor 2023, por policia publikoi videon vetëm më 1 prill 2024.

Policia që ndodhej në vend e ndoqi atë nga dhoma dhe përfundimisht e arrestoi nën dyshimin për tentativë vrasje.

Moura i mbijetoi sulmit, por duhej të shkonte në një spital lokal dhe më pas të transferohej në një institucion më të madh për trajtim.

Moura vrau Francisco Alves më 5 tetor të vitit 2012.

https://nypost.com/2024/04/05/world-news/brazil-courtroom-video-shows-son-shoot-dads-killer-six-times-during-trial/

(Kosova Sot Online)