Prishtinë: Vdes këmbësorja që u aksidentua mbrëmë nga motoçikleta

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 10:45
Prishtinë: Vdes këmbësorja që u aksidentua mbrëmë nga motoçikleta

Ka ndërruar jetë një 68-vjeçare e cila u godit mbrëmë nga një motoçikletë lagjen Emshiri, në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar policia përmes njoftimit ku ndër të tjera thuhet se vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.

Policia ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti trafiku.

I dyshuari është ende në kërkim të Policisë.

“Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)