Dardanet U19 e mposhtën edhe Izraelin

  • S.A /
  • 08 April 2024 - 13:49
Dardanet U19 e mposhtën edhe Izraelin

Kombëtarja e Kosovës U-19 (vajzat) e fitoi edhe ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.Vashat e reja kosovare sot e mposhtën Izraelin U-19 me rezultat 2:1, transmeton "Kosova Sot Online".

Kësisoj, Dardanet e reja e përfunduan grupin në pozitën e parë me 9 pikë të grumbulluara dhe avancuan me këtë rast në Ligën A të edicionit të ardhshëm kualifikues.Vajzat U-19 i kanë fituar të gjitha ndeshjet e grupit duke i mposhtur Gjibraltarin, Luksemburgun dhe Izraelin.

(Kosova Sot Online )