Zemaj: Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkelur dhjetëra herë Kushtetutën

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 09:57
Zemaj: Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkelur dhjetëra herë Kushtetutën

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se partia në pushtet ka shkelur me dhjetëra herë Kushtetutën dhe që nuk ka marrë përgjegjësi morale e as politike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zemaj ka shkruar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës mishëron vlerat e një shoqërie demokratike, me barazi e tolerancë politike e etnike

“Kushtetuta – Akti më i lartë Juridik i Republikës tonë, sot shënon 16 vjetorin e miratimit, ndjehem me fat që isha dëshmitar i asaj dite, ashtu sikur në Ditën e Pavarësisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës mishëron vlerat e një shoqërie demokratike, me barazi e tolerancë politike e etnike. Ajo çka është për keqardhje por që duhet ta themi, në vitet e fundit Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkelur tashmë dhjetëra herë Kushtetutën, por që nuk ka marrë asnjë përgjegjësi morale as politike, fatkeqësi për një shtet të ri si Kosova”, ka shkruar ndër të tjerash Zemaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)