Në fshatin Kalivaç gjendet një trup i dekompozuar, ishte larguar nga banesa e tij para 4 muajsh

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 11:37
Në fshatin Kalivaç gjendet një trup i dekompozuar, ishte larguar nga banesa e tij para 4 muajsh

Në fshatin Kalivaç të Pogradecit sot është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46-vjeç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve policore, ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh.

Nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Rasti është në hetime.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)