Vdes infermierja e njohur kosovare

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 14:47
Vdes infermierja e njohur kosovare

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se infermierja e pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë, Mihrije Qubreli, ka vdekur sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Me keqardhje pranuam lajmin për vdekjen e  infermieres së pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë, znj. Mihrije Qubreli. Ajo për dekada të tëra punoi dhe kontribuoi në këtë klinikë, duke qenë pranë dhe në shërbim të pacientëve. Ngushëllime familjes dhe kolegëve!”, ka shkruar SHSKUK.

 

(Kosova Sot Online)