Një grup nga Ukraina diplomon për deminim në Kosovë, Hovenier: Krenar që e bëmë këtë përpjekje për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 15:40
Një grup nga Ukraina diplomon për deminim në Kosovë, Hovenier: Krenar që e bëmë këtë përpjekje për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë sot në diplomimin e grupit të parë ukrainas që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave nga një iniciativë e përbashkët mes FSK-së dhe Komandës Europiane të SHBA-së, përcjell "Kosova Sot Online".

Hovenier tha se është krenar për këtë përpjekje të Kosovës e SHBA-së që t’i mbajnë ukrainasit të sigurt.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Europiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që e bëmë këtë përpjekje SHBA-Kosovë për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar përkrah partnerëve tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)