
Lexoni edhe:
Rama sot do të takohet me presidentin francez, Macron
Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka shkruar në platformën “X”, se 11 korriku duhet të bëhet Dita Ndërkombëtare i Përkujtimit të Viktimave të Srebrenicës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Deklarata e saj vjen pasi është në proces ndërkombëtar që të caktohet dita që përkujton gjenocidin në Srebrenicë, gjë që Beogradi e kundërshton.
Kandiq ka thënë se nuk është civilizuar të mos distancohesh nga qytetërimi.
Rama sot do të takohet me presidentin francez, MacronLexoni edhe:
“Le të behet 11 korriku Dita Ndërkomëbtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Nuk është qytetërues të refuzosh rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Disa gjenerata të reja nuk do ta falin Serbinë e sotme që nuk ka forcë të distancohet nga e kaluara në të cilat nuk ka vepra të mira”, ka shkruar ajo.
Më pas asaj i ka reaguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Unë jam shumë i lumtur që ju vetë e vëni në dukje dallimin mes jush dhe meje”, ka shkruar Vuçiq.
(Kosova Sot Online )