"Biçiklisti nokauton një person në rrugën “Bill Clinton”, pasi ia përplas biçikletën përtoke"

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 10:51

Dy persona janë përleshur mes vete fizikisht mbrëmë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, përcjell "Kosova Sot Online"

Në një moment, njëri e godet me boksa tjetrin, duke e rrëzuar përtoke.

Pamjet nga ky moment janë publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”. 

Sipas pamjeve, përleshja fillon pasi njëri person ia përplas për toke biçikletën.

(Kosova Sot Online)