Fejohet vajza e Bekim Jasharit, shkon tek varrezat në Prekaz

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 13:56
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, shkon tek varrezat në Prekaz

Vajza e Bekim Jasharit, Feridja, është fejuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e bëri të ditur vet Bekimi me anë të disa fotografive që i ka publikuar në rrjete sociale.

Aty shihet se Feridja e cila mban emrin e gjyshes, në këtë ditë te veçantë, ka shkuar tek varrezat në Prekaz.

Postimi i plotë:

Vajza jonë Feridja, që me krenari mbanë emrin e gjyshes, pas përfundimit të studimeve si një studente dhe vajzë e mrekullueshme, po nis një kapitull të ri të jetës së saj bashkë me Orgesin.

Unë, bashkëshortja dhe gjithë familja jemi krenar me Feriden e re, kulturën dhe edukatën e lartë të saj, ashtu siç do të ishte edhe babushi Hamëza dhe nëna Feridja.

Familja jonë për çdo vit po rritet e zgjerohet duke përtrirë emrat e më të dashurve tonë të rënë për Liri dhe duke qenë mirënjohës ndaj gjithë bashkëkombasve tanë për nderin dhe respektin e ndersjelltë.

Vajza jonë Feride, urime fejesa me Orgesin, qofshi përherë të lumtur!

(Kosova Sot Online)