Vdes në moshën 20-vjeçare studentja kosovare

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 14:08
Vdes në moshën 20-vjeçare studentja kosovare

Raportohet se ka vdekur studentja 20-vjeçare, Vlera Sadiku, e cila u godut nga treni në lagjen Lakrishtë në Prishtinë më 26 mars, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shefi i Intensivës, Shaqir Uka tha se ajo vdiq në orët e para të së hënës, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që i kishte marrë.

“Po, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në orët e para të ditës”, tha ai.


(Kosova Sot Online)