Haxhiu: Vrasjet ndaj grave në Kosovë janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 11:12
Haxhiu: Vrasjet ndaj grave në Kosovë janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes në Pejë, ku Gjyljeta Ukella dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj sot në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka shkruar se kjo është shumë e rëndë, tronditëse dhe e patolerueshme.

Haxhiu ka bërë me dije pas dy vrasjeve të fundit ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, u.d Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene. Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë. Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Haxhiu.

“Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)