Lirohet Fahri Fazliu pas arrestimit që iu bë sot nga Gjykata Speciale, i konfiskohet telefoni
Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit që iu bë sot nga Gjykata Speciale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar familjari i Fahriut, Fadil Fazliu, i cili tha se të njëjtit i është konfiskuar telefoni.
“Po, është liruar Fahriu. Tash fola me të, telefoni iu ka konfisku dhe më tha se është intervistuar diçka, por nuk më tregoi detaje”, tha Fazliu.
(Kosova Sot Online)