Kurti: Serbia është faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 16:01
Kurti: Serbia është faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se Serbia është faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se ajo paraqet kërcënim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se në 11 vjetorin e Marrëveshjes së 2013-ës mes Kosovës dhe Serbisë, ushtria e Serbisë në Peshter të Sanxhakut (30 kilometra larg kufirit të Kosovës e 3 kilometra larg atij të Malit të Zi) do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë.

Por, Kurti nuk foli vetëm për rrezikimin e paqes nga këto stërvitje të ushtrisë serbe. Ai tha se ato kanë bërë edhe ndotjen më të madhe të ajrit në Sanxhak.

“Meqenëse jemi këtu me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mund të themi që paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”.

Ai këtë deklaratë e bëri derisa po merrte pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”.

(Kosova Sot Online)