Prokuroria Speciale pranon donacion pajisje për intervistim të pandehurve dhe dëshmitarëve

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 11:57
Prokuroria Speciale pranon donacion pajisje për intervistim të pandehurve dhe dëshmitarëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar donacion nga Ambasada Britanike, transmeton “Kosova Sot Online”.

Donacioni përbën pajisje për intervistimin e të pandehurve dhe dëshmitarëve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se ka informuar ambasadorin Hargreaves për punën e këtij institucioni, teksa ka falënderuar edhe për mbështetjen që Ambasada britanike ka bërë për PS-në.

“Me vjen mirë që pata mundësi që të bisedoj me ambasadorin Hargreaves për punën e Prokurorisë Speciale për kompetencat e PS-së dhe për rezultatet që kemi arrit, mangësitë dhe sfidat që kemi para vetës. Prania juaj këtu ambasador është konfirmim i dëshmuar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e dhënë ndër vite në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale etike”, u shpreh Isufaj.

(Kosova Sot Online)