Gjashtë persona lëndohen në një aksident afër konvikteve në Prishtinë

  • E.K /
  • 08 May 2024 - 09:22
Gjashtë persona lëndohen në një aksident afër konvikteve në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhor sot në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)