
Sekuestrohen mjete të përdorura që kanë degraduar shtratin e lumit tek Drini i Bardhë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë zhvilluar aksion tek Drini i Bardhë, për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Aliu ka njoftuar se janë ndaluar e sekuestruar një numër i konsiderueshëm i mjeteve të përdorura që kanë degraduar shtratin lumor tek Drini i Bardhë.
Tutje, Aliu ka shkruar se nuk do të ketë aspak tolerancë për të gjithë ata që për këto vite kanë përfituar duke degraduar natyrën.
Postimi i plotë:
Sërish te Drini i Bardhë, me synimin e njëjtë, për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore.
Edhe këtë herë, i ndaluam e i sekuestruam një numër të konsiderueshëm të mjeteve të përdorura që kanë degraduar shtratin lumor tek Drini i Bardhë.
Nuk do të ketë aspak tolerancë për të gjithë ata që për këto vite kanë përfituar duke degraduar natyrën tonë të përbashkët.
(Kosova Sot Online)