Kërkohet urdhër-arrest për Netanyahun

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 13:58
Kërkohet urdhër-arrest për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale është duke kërkuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit Yahya Sinwar, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Karim Khan KC, kryeprokuror i GJNP-së, ka thënë për CNN-in se akuzat kanë lidhje me sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit dhe lufta që pasoi në Gaza.

GJNP-ja gjithashtu është duke kërkuar urdhër-arrest për Yoav Gallant, ministrin izraelit të mbrojtjes.

Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë “shkaktimin e urisë si metodë lufte, përfshirë mohimin e ndihmave humanitare dhe bombardimin e qëllimshëm të civilëve në konflikt”, ka thënë Khan.

(Kosova Sot Online)