Prishtinë: Sulmoi fizikisht nënën e tij dhe i shkakton lëndime trupore, arrestohet një burrë
Një person është arrestuar në Prishtinë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila kë marrur lëndime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje,
“Prishtinë 10.05.2024 – 06:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
