Përkrahja e Rezolutës për Srebrenicën nga Mali i Zi, Kryeministri serb: Kjo do të prishë marrëdhëniet tona
Kryeministir i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka reaguar ndaj homologut të tij nga Mali I Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka treguar se Podgorica zyrtare do të votojë për Rezolutën për Srebrenicën në OKB, shkruan Danas.
Kryeministri serb në TV Pink ka deklaruar se nuk e sheh vendimin e Malit të Zi për të votuar për Rezolutën për Srebrenicën si një gjest miqësor dhe se kjo do të prishë marrëdhëniet me Serbinë.
Ai gjithashtu ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë të pavarur dhe se Serbia nuk mund të përcaktojë lëvizjet e saj.
“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se me këtë njoftim nuk po bëjnë asgjë të mirë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, përkundrazi”, ka thënë Vuçeviq.
(Kosova Sot Online)
