Ngjarje e rëndë: Djali vret nënën në këtë vend

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 19:26
Ngjarje e rëndë: Djali vret nënën në këtë vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën me thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur ne bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

(Kosova Sot Online)