Krasniqi: Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 22:12
Krasniqi: Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje

Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do të mund të shkojë në zgjedhje, nëse parparakisht merren vesh partitë politike.

“Nuk kam dakordim me Kurtin, kam propozime të PDK-së, që janë lind me planfikimin dhe programin të përbashkët… Mendoj 30 qershori është më i mirë se 7 korriku. Nuk më takon ta citoj Albin Kurtin. Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura, nëse veprojmë shpejt, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë… duhet me leju Kurtin ta përfundojë mandatin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)