Miratohet Prorjektligjin që u mundëson shqiptarëve të Luginës të blejnë prona në Kosovë
Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, që iu mundëson qytetarëve të Luginës që të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Kosovë, është miratuar sot në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky projektligj është miratuar me 65 votë “pro”.Në fjalën e saj për miratimin e këtij projektligji, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se me këtë qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin bazik, njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës, pa pasur nevojë të verifikojnë apo përcaktojnë reciprocitetin me shtetin shtetësinë e të cilin e kanë.
(Kosova Sot Online)
